FAIL (the browser should render some flash content, not this).

Për ClickSOFT

 

 

ClickSOFT është kompani Kosovare e cila merret me  zhvillim profesional të programeve kopmjuterike për disa lëmi të ndryshme. Programet që ne i ofrojmë janë në përdorim nga klient të ndryshëm që nga viti 2001 që do të thotë se ato janë testuara dhe garantuara 100 %  për përsosmëri dhe efikasitet gjatë punës. Momentalisht në dispozicion kemi programe të

- kontabilitetit — udhëheqja financiare dhe materiale që është i përshtatshme për Butika, Barnatore, Depo me shumice, Supermarkete etj.

- programe për AutoServis — udhëheqja komplete e një AutoServisi duke përfshirë urdhëresat e punës; dhe

- program për Bastore Sportive.

* Prej tani programet tona janë të gatshme të punojnë me arka fiskale.

 

ClickKON

 

Program profesional për udhëheqjen komplete të afarizmit tuaj.  Programi në vete përmban: Hyrjet, Daljet, Raporte, Prodhim, Kontabilitet etj. Është punuar në atë mënyrë që plotësisht t'iu përshtatet ndërmarrjeve të ndryshme duke filluar nga shitoret e vogla e deri te ndërrmarjet e mëdha.  ClickKON ëhstë punuar me teknologjitë më te avancuara programuese—.Net  dhe SQL Server—gjë që siguron që klientët tanë gjithmonë do të kenë në dispozicion teknologjinë më të re. 

 

 

 

ClickBAST

 

ClickBAST është sistem komplet, nga ClickSoft, për udhëheqjen e një bastore sportive.  Në qoftë se jeni pronar të një bastore sportive apo jeni duke planifikuar të hapni një bastore sportive ju gjendeni në vendin e duhur.   ClickSoft ju ofron programin dhe koeficientat (biltenin) për punën e bastores sportive.  Për të mësuar më shume ju lutemi klikoni këtu.

Bashkohuni me mbi 50 Bastore Sportive që përdorin shërbimin tanë për bastore sportive duke përfshirë: programin, koeficientat dhe billtenat, dhe sigurinë në punën tuaj.Nëse vendosni që koeficientat (billtenin) t’i bleni nga ne, atëherë ClickSoft ju jep programin për udhëheqjen e bastores GRATIS !!!

 

 

ClickAS

 

Program për udhëheqjen e Auto Servisit.  Programi ClickAS është plotësisht i bazuar në modulet e fuqishme të programit ClickKON, veçëse është i pajisur me module të veçanta të krijuara enkas për punën e një Auto Servisi.  Për punën e një Auto Servisi, përveç tjerash, programi përkrahë: urdhëresat e punës; krijimin automatik të faturës prej urdhëresës së punës; kartelën e veturës; kartelën e blerësit; asociimin e blerësave me vetura; mundësia e regjistrimit të shumë veturave për një blerës; etj.

 

 

 

Çfarë thonë për programet tona?

JYSK & ScanCOLOR - "ClickKON-in e kemi në përdorim qe gjasht vite dhe me të e udhëheqim shitjen, kontabilitetin dhe biznesin në përgjithësi." - Pronari i JYSK dhe ScanCOLOR.

 

ENK-Invest - "Me ClickKON e mbaj kontabilitetin dhe financat për firmën. Është shumë i përshtatshëm dhe na ndihmon shumë në punë" - Kontabilisti i ENK-Invest.

 

 

ALK-KOS - "Punëtorët e ClickSOFT janë shumë profesional dhe programi i tyre i kryen të gjitha nevojat tona" - Menaxher i ALK-KOS.

 

ZARA - "Programi ka pamje të thjeshtë dhe është shumë praktik për ti kryer kalkulimet dhe për ta mbajtur kontabilitetin me të" - Kontabiliste e  butikut ZARA.

 

KANZ - "Është shumë lehtë të punosh me të... mu kanë desht vetëm 10 minuta me u msu" - Operatore në  butikun KANZ.

 

Supermarket ALBANA - "Shumë jemi të kënaqur me ClickKON, sidomos me mundësitë e programit për ti automatizuar proceset e fushatave" - Pronar i ALBANA.

 

Disa kompani tjera vendore që i përdorin programet tona

 

Autoshtëpia SIQANI - Diler i autorizuar për OPEL në Kosovë.

 

McCROFT Tobacco (JFK) - Sektori i shitjes së fabrikës së duhanit në Gjilan.

 

PrimoMedical - Shitje të medikamenteve në Kosovë

 

Autotrade sh.p.k - Diler i autorizuar i TOYOTA në Kosovë.

 

Ramku - Barnatore në Prishtinë